Korçë/ Zetori del nga rruga, plagoset rëndë 60-vjeçari në Maliq
Një aksident ka ndodhur në fshatin Bregas në Maliq, ku si pasojë një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime për ora News, bëjnë me dije se 60- vjeçari me iniciale R.E banor i këtij fshati në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur në rrugën kryesore të fshatit me një mjet bujqësor ngarkuar me pleh organik.
Sipas eksperteve të policisë rrugore pjerrësia e madhe e rrugës së fshatit rrëzë Malit të Thatë duket se është bërë shkak i këtij aksidenti. Edhe për policinë e qarkullimit rrugor nuk përjashtohet mundësia që mjeti të mos këtë pasur në rregull në sistemin e frenimit.
Si pasojë është lënduar 60 vjeçari, i cili ndodhet ne gjendje te rëndë në spitalin e Korçës.
"Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës."- njofton policia.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, si dhe nëse 60- vjeçari ka qenë i pajisur me leje drejtimi dhe nëse mjeti bujqësor i është ushtruar kontrolli teknik.
