Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Haxhiu: Nuk heqim dorë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë një intervistë për Kosova Press ku ka deklaruar se qeveria Kurti ende i qëndron zotimit për të ngritur padi ndaj Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Haxhiu tha se padia është kompetencë e Zyrës së Kryeministrit dhe se janë duke përzgjedhur ekspertët që do ndihmojnë Kosovën.

"Premtimi më i madh i Lëvizjes Vetëvendosje e cila tashmë është në pushtet ishte Vettingu, proces për të cilin Qeveria e Kosovës u kritikua nga Bashkimi Evropian, e cila ka sugjeruar që të fuqizohen mekanizmat ekzistues për vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve."

Haxhiu beson që procesi i vettingut është reforma më e thellë në sistemin e drejtësisë dhe se qeveria nuk do të tërhiqet, ministrja gjithashtu është e hapur për një dialog me delegacionin e BE-së.

Ministrja Albulena Haxhiu u ndal edhe te kryeprokurori i shtetit, pasi atij aktual, Aleksandër Lumezit i mbaron mandati, Haxhiu tha se këtë post duhet ta marrë një person që gëzon integritetin moral dhe profesional dhe që nuk ndikohet nga jashtë.