Sanksionet ndaj Dodik, Osmani: Vendim i nevojshëm, ka kërcënuar paqen e sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2022, 21:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja nga autoritetet amerikane ndaj Milorad Dodikut.
Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës.
Osmani: Një vendim vendimtar dhe shumë i nevojshëm i marrë nga administrata amerikane. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme.

