Shkupi drejt zgjidhjes së ngërçit/ Franca: Çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndahen
Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov pritet që të vizitojë Shkupin në fund të janarit, periudhë e cila përkon me formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut të Dimitar Kovaçevskit.
Në dhjetor, presidenti bullgar, Rumen Radev tha se në 10 janar do të mbledhë Sigurinë Kombëtare të Bullgarisë për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar të hënën se vendi pret bisedime konstruktive me qeverinë e re bullgare dhe zhbllokimin e shpejtë të procesit të integrimit evropian.
Ai paralajmëroi edhe konkretizimin e komunikimit me Francën, si kryesues aktual i Këshillit të Evropës, pas formimit të Qeverisë së re në vend.
Prioritetet gjatë presidencës franceze me BE-në në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk përmbajnë qëndrime vendimtare në drejtim të zgjerimit të Unionit, që lidhet me periudhën parazgjedhore në Francë në prag të zgjedhjeve presidenciale në prill.
Presidenti francez Emanuel Makron tha muajin e kaluar se ishte e pamundur të ndërtohet një Evropë e paqes në 50 vitet e ardhshme nëse Ballkani Perëndimor lihet ashtu siç është sot.
Ambasadori francez në Shkup, Siril Bomgartner, do të prezantojë prioritetet e presidencës franceze të BE-së në 13 janar, ajo është shprehur se Parisi mund të pritet të ndërmarrë hapa për të lehtësuar dialogun midis Sofjes dhe Shkupit. Edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Elizabet Barsak deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
Deklarata e Bersakut vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi se do përpiqet të ndajë Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse Bullgaria këmbëngul në veton e saj.

