U sanksionua nga SHBA, shpërthen Dodik: Amerika është gënjeshtër e madhe, Biden i korruptuar

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik u është kundërpërgjigjur SHBA-ve lidhur me sanksionet që u vunë ndaj tij nga Departamenti i Thesarit të mërkurën.

Dodik ka lëshuar një sërë fyerjesh ndaj presidentit Joe Biden, duke e quajtur atë të korruptuar.

Sinkron Dodik: Nuk e kam të qartë se si presidenti amerikan Joe Biden është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit kur dihen aferat korruptive të familjes Biden.

Ai i quajti gënjeshtarë amerikanët dhe tha se do të kundërpërgjigjet.

Dodik: SHBA-ja është e madhe, por gjithashtu është edhe një gënjeshtër e madhe. Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Bosnjës.

Dodik duke folur në një konferencë për mediet, tha se SHBA po tenton të krijojë një shtet për myslimanët në Bosnje.

Dodik: SHBA-ja po mbështet myslimanët, ata duan të krijojnë një shtet për myslimanët. Është e pabesueshme që qeveria e SHBA-së mund të gënjejë kaq shumë.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës bëri edhe një paralajmërim tronditës lidhur me Amerikën.

"Sa për amerikanët, më mbetet vetëm të pres që ata të më vrasin. Nëse kjo ndodh, dua që t’u thonë njerëzve se është bërë nga amerikanët, me ndihmën e britanikëve."

Dodik tha se do të vazhdojë të punojë për pavarësimin e Republika Srspkas, madje paralajmëroi se do të formonte ushtrinë, agjencinë e sigurisë dhe një task-force për mbledhjen e taksave.

Sanksionet e Departamenti të Thesarit vijnë pas shpalljes së tij ‘Non grata’ nga Departamenti i Shtetit.