Raportohet rasti i parë i infektuar me Flurona në Maqedoninë e Veriut
Varianti i ri hibrid Fluron ka mbërritur edhe në Maqedoninë e Veriut ku është regjistruar rasti i parë i një qytetari të infektuar Flurona.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Flurona është një term i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me COVID-19 dhe njëkohësisht me grip sezonal.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se rasti është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private tek një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabël shëndetësore”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit sezonal.
