Mbesa 4-vjeçare e George Floyd qëllohet me armë teksa ishte duke fjetur në shtëpi

Mbesa e madhe katërvjeçare e George Floyd, Arianna Delane, u qëllua gjatë natës teksa flinte në një sulm që babai i saj pretendoi se ishte një sulm i qëllimshëm.

Arianna ishte një nga dy fëmijët dhe katër të rriturit që po flinin brenda katit të dytë të apartamentit të tyre në jug të Houston, Teksas, kur një person hapi zjarr rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së Vitit të Ri.

Arianna ishte duke fjetur në dhomën e gjumit kur shpërthyen të shtënat.

Ajo i mbijetoi sulmit dhe po shërohet në spital pas një operacioni urgjent në mushkëri dhe në mëlçi të shpuar. Ajo gjithashtu pësoi thyerje të tre brinjëve.

“Vajza ime u hodh dhe tha: Babi, jam goditur dhe unë u trondita kur pashë gjakun dhe kuptova se vajza ime katërvjeçare ishte goditur me të vërtetë”, - tha babai i Arianna-s, Derrick Delane për ABC 13 Houston.

“Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo ishte në gjumë”, - shtoi ai.

Policia e Houston në një deklaratë tha se nuk e dinë motivin e mundshëm të sulmi apo nëse vajza apo anëtarë të tjerë të familjes ishin në shënjestër.

"Pse do të qëllohej shtëpia ime?" – tha babai.

“Vajza ime nuk e di. Unë nuk mund t'ia shpjegoj atë asaj. Si baba, ju duhet të mbroni fëmijët.” – shtoi ai.

Familja ka akuzuar policinë për një përgjigje të vonuar dhe tha se zyrtarët nuk arritën deri në orën 7 të mëngjesit.

Shefi i policisë së Houston, Troy Finner tha në një deklaratë se një hetim i Punëve të Brendshme është nisur për përgjigjen e vonë të autoriteteve.