Fjalët e para të Ronela Hajatit pas fitores së Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH
Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e Eurovizionit.
Me këngën “Sekret” . Muzika dhe teksti janë të vetë këngëtares.
Çmimin e dytë të festivalit të 60-të të RTSH-së është Alban Ramosaj me këngën “Theje” ndërsa çmimi i tretë u nda mes dy këngëtarëve.
Çmimi i parë në karrierën e saj në Festivale do ta çojë në Festivalin Europian të Këngës. Ronela Hajati ndihet shumë e emocionuar pas fitores së kupës së festivalit të 60-të në RTSH.
Por para se të nisë përgatitjet për Festivalin Europian thotë se i duhen disa ditë pushimesh.
“Më duhen disa ditë pushime por kam tre shfaqje dhe më pas do të pushoj për të paktën dy ditë dhe më pas do I kthehem punës” tha ajo në një intervistë për wiwiblogs.
Ajo falenderoi të gjithë ata që e mbështetën veçanërisht publikun.
“Dua të gjithë ata që më mbështetën. Unë jam këtu falë njerëzve”

