Kartolina për Vitin e Ri 2022: Stafi i RTV Ora e Ora News kapen në befasi, videoja plot të qeshura që nuk duhet humbur
Gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi përgatiti një videomesazh ndryshe plot humor dhe sinqeritet me gazetarët dhe të gjithë stafin e RTV Ora e Ora News.
Me mikrofon në dorë vrapoi drejt tyre, në çdo cep të ambienteve të RTV Ora dhe Ora News për ti marrë një urim për Vitin e Ri.
Ata janë të impenjuar për të kryer detyrën për të përcjellë informacionin apo përgatitur emisionet për publikun e dy televizioneve.
Jashtë kamerave, jashtë kollares, dhe staturës që të krijon ekrani i vogël të gjendur në befasi dhe me një mikrofon para ata shprehin me sinqeritet dhe spontanitet urimet dhe dëshirat për vitin 2022.
Një video me plot të qeshura që nuk duhet humbur.
Kjo është kartolina e urimit që gazetarja Anxhela Celibashi i bëri të gjithë stafit të RTV Ora dhe Ora News por dhe të gjithë shqiptarëve.