“Një vit sa më i mbarë, pa stres dhe pa epidemi" Urimi i shqiptarëve për 2022

Fishekzjarret në sheshin “Skëndërbej” lajmëruan ardhjen e vitit 2022.

Pas një viti ku u ndaluan festimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, qindra qytetarë mbushën sheshin për të pritur Vitin e Ri.

Kryefjala e urimeve ishte fundi i pandemisë e cila ka gjunjëzuar globin

“Një vit sa më i mbarë për të gjithë qytetarët. Pa stres dhe të jetë shumë i mbarë. Të jetë vit i suksesshëm për shqiptarët, pa pandemi” thanë qytetarët. 

Me spektakël fishekzjarresh Viti i Ri u prit edhe në Korçë e Pogradec qytete që ishin mbushur edhe me turistë të huaj e vendas

Qindra qytetarë kishin dalë në shesh edhe në Vlorë.

Për shkak se vendi ynë hoqi të gjitha masat kufizuese natën e ndërrimit të viteve qytetarët festuan në Lezhe e Shkodër

Fieri, Elbasani e Gjirokastra e pritën Vitin 2022  me këngë fishekzjarre.

Edhe në qytetin begdetar të Durrësit u mbajt një spektakël i madh fishekzjarresh.