Akid dhe Aiden, dy fëmijët e parë të 2022
Teksa akrepat e orës shënuan 00:00 të datës 1 janar 2022, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” erdhi në jetë Akidi.
Kjo është bebeja e parë për këtë vit në në vendin tonë, ndërsa mjekët deklaruan pas lindjes se ai gëzon shëndet të plotë.
Lindja ishte e vështirë, ashtu si viti që sapo mbyllëm, por jeta triumfoi mbi vështirësitë.
Mjeku tha se fëmija peshon 3.650 kg dhe ka lindja ka qenë me operacion për shkak të pozicionit të keq të kokës që kishte bebi.
Edhe nëna edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë
E ëma e Akidit u shpreh e lumtur që solli në jetë fëmijën e parë të saj, dhe bebin e parë për këtë vit në vendin tonë!
Emri ishte i veçantë.
"Bashkëshortes i fillon emri me A dhe mua me K" thotë babai i bebit.
Një minutë pas ardhjes në jetë të Akidit, në Maternitetin “Koço Glizheni” erdhi në jetë Aiden.
Të dy bebet dhe nënat e tyre sipas mjekëve gëzojnë shëndet të plotë.
Në 24 orët e ndërrimit të viteve janë realizuar 12 lindje dhe 6 paciente të tjera që prisnin të lindin deri në mëngjesin e 1 janarit.
Një vit më parë dy bebet e ardhura në jetë ishin vajza, Ajla dhe Meri.
