Apartamenti përfshihet nga flakët tek "Don Bosko" në Tiranë, shikoni videon

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta pas mesnatës.

"Me datë 01.01.2022, rreth orës 00:10, në "Don Bosko", ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit G. B., ku ka vetëm dëme materiale" informon policia.

Ora News sjell videon nga vendngjarja.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano tha se në banesë nuk ka pasur njeri ndërkohë që zjarrfikësit kanë shkuar për të shuar flakët.

Do të jenë hetimet që do të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.