RTV Ora dhe Ora News ju urojnë: Gëzuar Vitin e Ri 2022!
Viti 2022 trokiti në dyert e të gjithë shqiptarëve. Fishekzjarret në sheshet kryesore të të gjitha qyteteve lajmëruan ardhjen e vitit 2022.
Pas një viti ku u ndaluan festimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, qindra qytetarë mbushën sheshin për të pritur Vitin e Ri.
Kryefjala e urimeve ishte fundi i pandemisë e cila ka gjunjëzuar globin
Një pjesë kanë preferuar ta festojnë natën e ndërrimit të viteve me familjen në shtëpi, ndërsa të tjerë në lokale.
Komiteti i ekspertëve vendosi të heqë orën policore për mbrëmjen e sotme duke lejuar lëvizjen e familjarëve që duan të festojnë pranë të afërmve të tyre apo nëpër lokale por duke u kërkuar të respektojnë masat e vendosura për shmangien e grumbullimeve.
Kryefjala e urimeve ishte fundi i pandemisë e cila ka gjunjëzuar globin.
Ora News ju uron gëzuar shëndet, mbarësi në familjet e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.




