Aksident në Durrës, përplasen dy automjete, plagoset pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2021, 22:37
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Durrës-Maminas, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri E. M., që ndodhej në automjetin qe drejtonte shtetasi F. D
Shetetasi E. M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
