Video/ Kina nxjerr në paradë personat që shkelën rregullat antiCovid për t'i turpëruar

Policia në Kinën Jugore ka nxjerrë nëpër rrugë katër persona të cilët shkelën rregullat Covid, raportuan mediet lokale.

Katër persona të maskuar e me rroba mbrojtëse, me fotografi të mëdha të portreteve dhe me emrat e tyre në pjesën e përparme të trupit, u nxorën në paradë të martën para një grumbulli të madh njerëzisht në qytetin Jingxi të rajonit Guangxi.

Fotot e postuara në rrjetet sociale shfaqnin secilin nga katër personat që mbahej  nga dy oficerë policie gjithashtu të maskuar e me rroba mbrojtëse. Disa policë tjerë shihen të armatosur, shkruan Daily Mail.

Turpërimi publik ishte pjesë e masave disiplinore që i solli qeveria lokale në gusht për t’i ndëshkuar ata që do t’i shkelnin rregullat.