Franca izolohet, Britania jo

Franca vendos regjimin e ri te kufizimeve deri më 3 janar, megjithatë për ndërrimin e viteve nuk do të ketë orë policore. Greqia dhe Gjermania ndërmorën masa shtesë gjithashtu, ndërsa Britania nuk ka mbyllje dhe pse shënoi rekord infektimesh për Krishtlindje.

Vendet në të gjithë Evropën po shtrëngojnë kufizimet ndërsa infeksionet rriten dhe varianti i ri Omicron përhapet në kontinent.

Franca ka njoftuar masa më të rrepta ani-Covid.

Nga 3 janari, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme.

Lajmi vjen pasi vendi regjistroi më shumë se 100.000 raste të reja,  numri më i lartë i raportuar në vend që nga fillimi i pandemisë. 

Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. 

Por kryeministri Castex nuk prezantoi një bllokim të plotë ose orë policore për Vitin e Ri e shkollat ​​gjithashtu do të rihapen siç është planifikuar më 3 janar.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se shkalla e infektimit është duke u dyfishuar, ndaj paralajmëroi për një valë të re infektimesh.

Plani për pasaportë të vaksinës, si domument për të hyrë të ambiente publike, është në zbatim më 15 janar, nëse Parlamenti francez e miraton projektligjin.

Sipas të dhënave shtetërore, Franca aktualisht ka një mesatare të raportimit të mbi 70,000 rasteve ditore me koronavirus. 

Ndërkohë kufizime shtesë u njoftuan në Gjermani dhe Greqi.

Danimarka  ka mbyllur atraksionet kulturore, Islanda shkurtoi numrin e njerëzve të lejuar në tubime.

Në të kundërt, në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë se nuk do te kete kufizime të mëtejshme Covid para Vitit të Ri. 

Si Anglia ashtu edhe Skocia raportuan raste rekord gjatë Krishtlindjeve.