Burri më i gjatë në botë shkon në Rusi që të gjejë nuse: Kam dëgjuar se gratë ruse duan burra të nxehtë dhe të sjellshëm
Burri më i gjatë në botë Sulltan Kosen ka udhëtuar në Rusi për të gjetur një grua të re që do t'i lindë fëmijë.
Kosen, në fillim të dhjetorit udhëtoi për në Moskë në kërkim të nuses.
Ai tha se e bëri këtë veprim sepse kishte dëgjuar se gratë ruse kishin bukuri të jashtëzakonshme dhe një shpirt të dashur. Kështu, ai vendosi se donte që një nuse ruse t'i lindte një djalë dhe një vajzë.
I ftuar në një emision Kosen tha: “Duhet të jetë e lehtë."
“Do të doja ta merrja gruan time në Turqi. Unë jetoj në një vend historik, në juglindje, por mjaft larg nga deti. Kam dëgjuar se gratë ruse duan burra të nxehtë dhe të sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë!”
Ai shtoi: "Një grua ruse e dashuruar do ta adhurojë burrin e saj përgjithmonë".
Fermeri 39-vjeçar turk ka një tumor të rrallë që prek gjëndrën e tij të hipofizës që e bëri të vuante nga gjigantizmi.
Sulltan Kosen aktualisht mban Rekordin Botëror Guinness për njeriun më të gjatë të gjallë në 2.51 metra.
Ndërsa pranon se është mësuar të jetë i gjatë, Kosen, me origjinë kurde, pranon se ndonjëherë i shkakton disa vështirësi dhe shqetësime.
Kosen ishte martuar me një grua siriane të quajtur Merve Dibo në 2013; megjithatë, gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht, dhe ai fliste vetëm turqisht.
Së fundmi çifti u divorcua dhe Kosen tashmë po këkron të martohet sërish.

