“Misionarët e bamirësisë” pa para, India bllokon fondet e huaja për shoqatën e Nënë Terezës
India ka ndërprerë fondet e huaja për oraganizatën “Misionarët e Bamirësisë”, të themeluar nga Shën Nënë Tereza në vitin 1950. Sipas aktivistëvë pakicat fetare në Indi janë përballur diskriminim dhe dhunë që kur Partia nacionaliste hindu Bharatiya Janata e Modi erdhi në pushtet në 2014.
India ka vendosur të ndërpresë fondet e huaja për Shoqatën “Misionarët e Bamirësisë”, të themeluar nga Shën Nënë Tereza në vitin 1950, një vendim që kritikët e cilësuan si dëshmi e diakriminimit të të krishterëve nga qeveria nacionaliste hindu.
Organizata drejton shtëpi strehimi në të gjithë Indinë dhe sipas të përditshmes “Hindu”, ajo mori rreth 750 milionë dollarë nga jashtë në vitin financiar 2020-21.
Ministria e Brendshme indiane tha se më 25 dhjetor - Ditën e Krishtlindjes - rinovimi i licencës së bamirësisë për të marrë fonde nga jashtë ishte "refuzuar".
Arsyeja ishte "mosplotësimi i kushteve të përshtatshme" sipas Aktit të Rregullores së Kontributit të Huaj pasi "u vunë re të ardhura negative", thuhet në deklaratë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Dominic Gomes, vikar i përgjithshëm i Kryedioqezës së Kalkutës, tha se njoftimi ishte "një dhuratë mizore për më të varfërit në këtë Krishtlindje".
Qeveria e Indisë ka rritur gjithashtu në vitet e fundit presionin ndaj organizatave joqeveritare që marrin fonde të huaja, duke përfshirë grupet e të drejtave.
Aktivistët thonë se pakicat fetare në Indi janë përballur diskriminim dhe dhunë që kur Partia nacionaliste hindu Bharatiya Janata e Modi erdhi në pushtet në 2014.
Organizata “Misionarët e Bamirësisë” tha në një deklaratë se kishte udhëzuar qendrat e saj që të mos përdorin asnjë llogari në valutë të huaj "derisa çështja të zgjidhet".

