Një burrë i armatosur vret 5 persona në SHBA përpara se të qëllohej për vdekje, plagoset dhe një polic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Denver të Shteteve të Bashkuara, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, duke lënë të paktën 5 të vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre edhe një oficer policie. Agresori është ekzekutuar nga autoritetet pas disa minutave shkëmbim zjarri.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, një person i cili ende nuk është identifikuar ka hapur zjarr në tre vende të ndryshme në Denver të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona dhe disa të plagosur.

Agresori i cili tashmë është ekzekutuar, ka hapur zjarr ndaj njerëzve në tre vende të ndryshme në Denver.

Fillimisht ai ka qëlluar pranë një metroje, ku ka lënë të vdekur 3  persona.

Policia e Denverit tha se një person i katërt u vra pranë një biznesi në një tjetër vend.

Autori ka qëlluar edhe një recepsioniste pranë një hoteli.

Ai ka vazhduar të ecë në këmbë, duke kërcënuar njerëz të tjerë me armë zjarri dhe më pas plagosi një oficer policie.

Policia identifikoi automjetin e agresorit dhe më pas e ndoqi, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj policisë.

Pas disa minutash shkëmbim zjarri, policia ka mundur ta ekzekutojë autorin e ngjarjes tragjike.

Autoritetet vendase thanë se ende nuk dihen motivet e sulmit me armë dhe se po hetohet për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditën Shtetet e Bashkuara.