“Erdha si turist”, shqiptari kapet me “shtëpi bari” në Angli

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi u gjet në një "shtëpi bari". 

I arrestuari është Flamur Shera, i cili u kap brenda një apartamenti ku ishin mbjellë disa rrënjë kanabis. Shera thuhet se është burgosur me 12 muaj.

Brenda pronës së Sherës, policia zbuloi se papafingo ishte plot me bimë kanabisi dhe ishte e pajisur me ventilatorë, transformatorë dhe sistem vaditjeje. Në këto ambiente ndodheshin 257 bimë kanabis.

Kur u mor në pyetje nga policia, Shera tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar si turist në korrik dhe se një rumun i kishte dhënë një hua 1000 paund si paradhënie për pagat që do të merrte kur të fillonte punë në ndërtim.

Por puna nuk u krye dhe ai u dërgua në fermën e kanabisit.