Kjo shtëpi mund të bëhet e juaja për vetëm dy paund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 18:32
Një shtëpi mahnitëse me vlerë 330,000 paund në Londër, mund të fitohet për vetëm 2 paund, pasi është bërë pjesë e lotarisë.
Prona ndodhet në Whyteleafe, në jug të Londrës.
Do të jetë në dorën e fituesit të vendosin se çfarë do të bëjnë me shtëpinë e tyre të re ose mund të jetojnë në të, ta shesin ose t’ia japin me qira dikujt tjetër.
Me një sipërfaqe prej mbi 780 metra katrorë, banesa ka tavane të larta të mrekullueshme dhe një dritare harku mbresëlënëse në pjesën e përparme.
Gjithashtu është plotësisht e mobiluar.




