Vrau qenin me armë gjahu, burri gjobitet me 30 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 16:21
Një grek është arrestuar pasditen e djeshme në një zonë të Kilkisi, pasi akuzohet se ka vrarë një qen.
Mediat greke, bëjnë me dije se grekut, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije i është konfiskuar arma e gjahut të cilën e kishte pa leje.
Po ashtu mësohet se autoritetet i kanë vendosur një gjobë administrative prej 30 mijë eurosh.
