Shpërndanin drogë me kamionë nëpër Evropë, goditet mafia shqiptare në Portugali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2021, 16:57
Autoritetet portugeze kanë goditur bandën shqiptare e cila merrej me trafik droge.
Mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet kanë kapur një ngarkesë me lëndë narkotike me një vlerë prej 34 milionë eurosh.
Mësohet se kreu i bandës është një 44-vjeçar spanjoll i cili menaxhon një kompani kamionësh. Sipas raportimeve, ai dhe bashkëshortja e tij e përdornin kamionët për të transportuar lëndë narkotike në pjesë të ndryshme të Evropës.
Shqiptarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin punësuar nga çifti spanjoll.
