Drejtori i policisë Kriminale, Tonin Vocaj, në Peqin aty ku u gjet i vrarë 35 vjeçari

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka shkuar në Peqin në rrugën e fshatit Gjoçaj ku gjet i vrarë me armë zjarri 35-vjeçari, Albi Bashaliu.

Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 08:39. Pak metra më tutje është gjetur një makinë e djegur.

Sipas burimeve  pranë grupit hetimor nga vendngjarja makina e djegur është e autorit-ëve të ngjarjes, raporton  Ora News.

Mësohet se ata janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës.

Në lokalin në anë të rrugës po mbahen brenda nga policia tre persona pasi mësohet se janë dëshmitarë në vendnngjarje.

Nga burimet dyshohet se pas vrasjes fshihet një hakmarrje mundshme pasi i vëllai i tij Leonard Bashaliu, i cili në qershor të këtij vrau me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesa.