Bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë, Laze i akuzuar në 2017 për tentativë vrasjeje, por u lirua nga gjykata
Është identifikuar dhe arrestuar Bujar Leza i akuzuar si bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së Behar Sofisë në 25 shkurt 2021, pranë Piramidës.
Momentalisht 45-vjeçari Leza ndodhet në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i paraburgosur për veprën penale "Dhuna në familje".
Ndërkohë, ekzekutori 24-vjeçar Ernejt Shyti, pas arrestimit pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Behar Sofinë dhe madje tregoi edhe ku e kishte hedhur armën e krimit.
Aso kohe, Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi pasditen e djeshme në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte.
Nga ana tjetër, Shyti i tregoi policisë se pjesë e grupit për të ekzekutuar Behar Sofinë ishin Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi.
Leonard Xhixha është një nga katër të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në mes të Tiranës dhe ka njohje të hershme me Bujar Lazen.
Xhixha, në vitin 2017, është akuzuar në vitin 2017 për një tjetër vrasje, ku së bashku me bashkëpunëtorin i tij, Bujar Leza kishin marrë përsipër që të ekzekturonin me armë zjarri Fodion Alimanin.
Asokohe trupa gjykuese ka vendosur ta lirojë duke rrëzuar dënimin me 15 vite burgim duke pushuar akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë.
Pas gjykimit në Apelin e Tiranës Leonard Xhixha dhe Bujar Leza, janë liruar nga burgu pasi gjykata i pushoi akuzat dhe dënimet respektive që kishte marrë gjykata e Dibrës në 17 janar 2016.
Trupa i ka pushuar akuzën duke i dhënë më pas lirimin dhe bashkëpunëtorit të Xhixhas, Bujar Leza, të cilët të dy së bashku sipas prokurorisë Dibër, kishin marrë përsipër të ekzekutonin me armë zjarri, shtetasin Fodion Alimani.
Ndërsa në Gjykatën e Apelit Tiranë, për Mirdash Osmanin, njeriun që u akuzua se nga Austria kishte urdhëruar dhe financuar vrasjen e Alimanit, togat e zeza vendosën ta dënonin me 4 vite e 6 muaj burg.
Në shkallët e procesit, ranë akuzat edhe për Vilson Camin, duke e dënuar me 2 vite burgim.
Vilson Cami, shok me Fotjon Alimani, i është lënë detyra që të nxirrte nga shtëpia në pritë këtë të fundit, ndërsa Bujar Leza dhe Leonard Xhixha, ishin personat që do qëllonin sapo të dilte nga banesa e tij në fshatin Gjoricë të Bulqizës.
