"Mos i bëni gjyqin burrit tim", Paloma e Big Brother shfaqet pranë bashkëshortit në intervistë, sqaron "historinë e dhunës"

Producenti i mirënjohur rumun, Andrei, i njohur me emrin e artit Alandy, është shfaqur papritur në emisionin "Glamour Zone".

Së bashku me moderatoren Ester Bylyku, Andrei kishte përgatitur një surprizë për bashkëshorten e tij Paloma.

Në intervistën e tyre të parë së bashku, çifti kanë sqaruar të vërtetën e historisë aq të përfolur nga mediat.

Paloma: Unë nuk kuptoj vetëm një gjë, si mund të arrinte Andrei të më kërkonte mua falje publike, që t`i kërkohej një llogari publike, kur ai më kishte bërë të lumtur, e mbrojti familjen dhe mori një vendim.

Ndërsa Andrei, u prononcua më pas në intervistë, ku u shpreh se nuk e kishte përjetuar mirë atë moment.