Nutricionisti Joka tregon ushqimet që duhen konsumuar në dimër

Të ushqyerit shëndetshëm dhe pa e tepruar me ushqimin, është një ndër temat më të folura Në këtë pjesë të tretë të emisionit do të ndalemi tek ushqyerja, si duhet ta mbajmë në kontroll sidomos gjatë festave kur të gjithë e teprojmë. Për të folur rreth kësaj teme ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora dy nutricionistët si Altin Joka në lidhje ‘Skype’ nga Suedia nutricionist shqiptar, dhe nutricionistja Tea Bame.

Nutricionisti Joka u shpreh në studio se gjatë kësaj periudhe sugjerohet konsumimi i frutave dhe perimeve të stinës, erëzave si dhe lëngu i kockave të gërshetuara me perime, salmon apo produkte të tjera.

Më tej ai shtoi se është shumë e rëndësishme edhe aktiviteti fizik për të pasur një trup dhe metabolizëm të shëndetshëm. Pasi sipas tij, me ndërrimin e stinëve duhet të tregojm shumë kujdes me ushqimin, pasi organizmi I njeriut ka shumë nevojë për energji, kalori, karbohidrate, protein etj.

“Me ndryshimin e stinës, duke u futur në atë të dimrit duhet të dijm se metabolizmi ynë ndryshon, dhe ne duhet të marrim proteinë nëpërmjet ushqimit. Nëpërmjet konsumimit të ushqimeve duhet të sigurojmë proteinat, karbohidratet, etj.

 Unë do të thosha konsumimi i lëngut të kockave në supë të gërshetuara me perime, patate, është shumë i shëndetshëm, dhe konsumimi i erzave. Gjatë kësaj stine është shumë e rëndësishme konsumimi i perimeve dhe frutave të stinës, si brokoli i cili është shumë i mirë kundër stresit. Gjatë kësaj periudhe një ndër veçorit kryesore kanë edhe aktivitete fizike, si shëtitja me biçikleta, ecja në këmbë, noti etj”, u shpreh nutricionisti Altin Joka.

Ndërsa nutrinocistia Tea Bame tregoi disa këshilla praktike për ushqimet e fundvitit.

“Ne si jemi popull që jemi të lidhur me ushqimet tradicionale. Gjeli i detit duhet të konsumohet pa lëkurë, sugjeroj që pas konsumimit të bakllavasw njerëzit të bëjnë pak aktivitet fizik për t’a tretur atë.

Ndërsa pijet alkoolike, unë sugjeroj që gjatë natës së ndërrimeve të viteve mund të abuzojnë pak, por duhet të hidratohen”, u shpreh nutricionistja Tea Bame.