Parukierja shqiptare me famë ne Hollywood: Kam punuar me Rita Orën, Afërdita Dreshaj, shqiptaret janë të bukura
Abby Haliti ose Arbëresha, është shqiptaria me origjinë nga Shkupi që na bën krenar të gjithëve. Prej 25 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë me një emër të konsoliduar në fushën e bukurisë Arbëresha njihet si një ndër parukierët më të suksesshme në Hollywood.
E ftuar në studion e “Jeto me Orën” në një lidhje në skype Abby Haliti tregoi për karrierën e saj të suksesshme dhe planet për të ardhmen. Ajo tregoi sesi e ka kaluara këtë vit dhe sesi po e pret fundin e viti.
“Për mua ka qenë një vit goxha i mirë edhe pse pak i vështirë me virusin.
Ndërsa për sa i përket punës kam qenë shumë e suksesshme. Kisha një sallon të timin e bëra të suksesshëm dhe e shita. Në fakt në fillim e hapa pasi kisha shumë kërkesa për student për ti mësuar nga shtete të ndryshme në botë” u shpreh Haliti. Ajo tregoi edhe sesi lindi i gjithë ky pasion për këtë fushë.
“Gjithmonë e kam dashur bukurinë, dhe e shikoja që jeta në Shkup nuk do më sillte asgjë. Madje atje kur isha 13 vjeç u futa në një salon të vogël dhe e mora zanatin dhe ashtu lindi kjo kënaqësia ime për flokun” u shpreh Abby. Ajo tregoi më tej se çfarë e lidhi me Amerikën dhe rrugëtimin e saj atje.
“Isha në Amerikë me familjen me motrën por pas vdekjes së motrës nga një aksident vendosëm që të jetonim këtu më pas për fëmijët e saj. Dhe kështu ja fillova shkollës, e më pas vijoj e gjitha më shumë punë edhe kohë për të ngrënë bukë nuk kam patur vetëm shumë punë” u shpreh Haliti.
Abby tregoi se në Amerika ka qenë e rrethuar me njerëz që kishin pritshëmri të larat për të dhe gjithmonë e kanë këshilluar. Abby tregoi edhe për jetën e saj private dhe fëmijët e saj.
“Normalisht që është shumë e vështirë për familjen për shkak të angazhimeve por ata janë fansat e mi më të mëdhenj. Kohën që e kam pasur të lirë jam munduar ta kaloj me familjen me vajzat e mija” u shpreh Halliti.
Ndër të tjera ajo tregoi edhe sesi është të punosh me personazhe të njohur.
‘Sense Resto Longe’ së shpejti në Dubai, Londër dhe Paris
24 Dhjetor, 18:42
“Një ditë mendoj se do ta shkruaj një libër sepse kam disa moment interesante në jetën time që nuk i kam paraqitur në media apo edhe njerëzit nuk i dinë. Për-shembull babit tim kur ja tregoja që vajzën e Xhorxh Bush dhe reagimi i tij ishte shumë i bukur. Aktore kam pasur shumë” u shpreh Haliti.
Ajo tregoi se puna e saj është e fokusuar vetëm në ngjyrën e flokëve dhe nuk ndërhyn në prerje apo make up.
Abby tregoi edhe për publikun personazhin që ajo është ndjerë më mirë kur ka punuar me të.
“Olivia Palermo pasi kur i bëra ndryshimin në flokë nuk e kisha vënë re se kush ishte vetëm kur e kam parë reagimi im ka qenë shumë surprizues. Por kam pasur edhe njerëz të mediave apo teatrit” u shpreh Haliti.
Ajo tregoi edhe sesi ka qenë të punonte me shqiptarët.
“Me Afërdita Dreshaj dhe me Rita Orën për mua ka qenë kënaqësi të punoja me to pasi shqiptaret janë shumë të bukura” u shpreh Abby Haliti.
Abby gjithashtu këshilloj të gjithë femrat për flokët.
“Unë këshilloj që femrat ti përmbahen ngjyrës së flokëve sa më natyrale pasi trendet ikin dhe vijnë dhe mbetet vetëm thjeshtësia” përfundoi Abby Haliti.

