‘Sense Resto Longe’ së shpejti në Dubai, Londër dhe Paris
Erald Farruku një personazh që i ka rrëmbyer zemrat e publikut që në daljet e tij të para në ekran. E kemi parë si bloger, model , prezantues dhe nga ana tjetër një student i ekselencës në degën e inxhinierisë.
I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Erladi prezantoi një anë tjetër te re të tij duke u bërë tashmë pjesë e biznesit si partner dhe menaxher i Sense Resto Longe. Eraldi tregoi se Sense ka bërë shumë klient sa as vetë nuk e beson që ky biznes sapo ka bërë vetëm 1 vit nga hapja e tij.
“Tashmë është bërë një vend aq trend sa edhe vetë nuk e besoj që kemi kaq pak në treg tashmë vetëm një vit. Por është pritur shumë mirë nga njerëzit. Madje në eventin që bëmë për një vjetorin patëm një rekord pronotimesh për në event pasi unë vendosa që ta festoja me njerëzit e thjesht dhe jo detyrimisht me njerëz publik. Dhe ishin këta njerëz që e bënë festën edhe më të bukur” u shpreh Erald Farruku.
Më tej Erladi tregoi edhe sesi lindi idea e Sense Resto Longe.
“Lindi si ide për gjithçka çfarë kërkon një klient, katin e parë e kemi resto lounge ku konsumohen pijet dhe restoranti dhe katin e dytë shisha lounge. Që do të thotë se ka edhe njerëz që kërkojnë një standard tjetër të shishës e cila është futur dhe trend së fundmi."
Ai tregoi se në Sense njerëzit gjejnë gjithçka madje çdo javë sjellin risi. Sa për përfshirjen e tij në këtë biznes Eraldi tregoi se tashmë është tepër i fokusuar aty.
“E shoh si një fëmijë, e kam mendjen vetëm aty që ta zhvillojë dh eta rris më tej si biznes” u shpreh Farruku.
Ai tregoi edhe sesi ai vendosi të futej në fushën e biznesit.
“Pas një periudhë të vështirë në ekran vendosa që të largohem për një periudhë nga televizioni. Televizionin e kam parë si diçka që mund të sillja diçka të bukur por jo për të gjeneruar të ardhura se pot ë kisha menduar ashtu kisha studiuar gazetari dhe jo inxhinieri dhe kështu vendosa që të futem në fushën e biznesit” u shpreh Farruku.
Sa për botën e televizionit nëse do kthehej apo jo më ai tregoi se ndonjëherë ka ndonjë shkëndijë të vogël për rikthim.
“Planet janë që unë në një moment të dytë t’i rikthehem një projekti televiziv. Dua diçka që e kërkon audience jo sa për tu rikthyer në ekran. Pse jo së bashku me partneren time pasi publiku na kërkon shumë të dyve” u shpreh Farruku. Ai tregoi edhe për jetën private dhe marrëdhënien me partneren e tij.
“Mbështetja nga ajo për mos të thënë 100% po them 99. 9%. Dhe në fakt edhe përse rrimë në një ndërtesë shihemi aq rrallë por vetëm ndjesia që dikush është pranë teje dhe të suporton kjo është diçka vërtet shumë e mirë” u shpreh Farruku.
Sa për planet e tij e tij të ardhmen ai tregoi se kanë shumë plane për Sense.
“Ne kemi shumë plane për ‘Sens’ duam që ta zhvillojmë më tej të kthehet në një brend botëror. Sense duam ta shohim në Dubai Paris Londër New York” përfundoi Farruku.

