"Nuk e përjetova mirë", pas skandalit mediatik rrëfehet bashkëshorti i Palomës së Big Brother
Një muaj më parë të gjitha mediat publikuan historinë e Rudina Demnerit, e njohur si Paloma, e cila tha se bashkëshorti kishte krijuar varësi nga alkooli prej 8 vitesh, madje në një rast e tmerroi dhe ajo u detyrua të lajmërojë policinë.
Ai qëndroi në rajon për 2 ditë, derisa më pas gjërat u qetësuan.
Pas komenteve nga ana e publikut të cilët e cilësuan Andrein si "dhunues femrash", më në fund ai ka reaguar në intervistën e dhënë në "Glamour Zone" ku tregoi si e përjetoi atë moment.
Ester Bylyku: Të kam ftuar në këtë intervistë familjarisht dhe besoj se edhe nga ana e publikut, nëse unë nuk do të të pyesja për këtë temë, do të konsiderohej hipokrizi. Pasi ti dëgjove rrëfimin e bashkëshortes tënde, dhe pe cfarë kanë shkruar portalet, cili ka qenë mendimi yt i parë?
Andrei: Ka qenë pak e vështirë, por në të njëjtën kohë ka qenë një gjë e mirë sepse unë e di që ajo donte të frymëzonte çiftet e tjera me të njëjtin problem si ne. Për momentin u mërzita shumë, jo nga deklarata e Palomës, por nga portalet që e morën shumë shumë keq këtë. Ata nuk janë informuar dhe kanë shkruar lloj-lloj gjërash.

