Tik-Toker-ja e njohur: Big Brother dhe Për’puthen përcjellin mesazhe negative, duhet pozitivitet për audiencën


Mira Palkola është një ndër personazhet më të njohur në rrjetet sociale, sidomos në Tik-Tok.

Videot e postuara nga Mira, përpos humorit dhe energjisë positive që përcjellin, brenda tyre ka edhe mesazhe për audiencën e shumë moshave.

Edhe pse e vendosur prej më shumë se 20 vitesh në Amerikë, nuk e ka harruar asnjëhere vendin e saj dhe i ndjek pafund emisionet në Shqipëri. Por, ka një kritikë për disa prej tyre.

Dajana: Mira, tani ke ca “probleme me Big Brother dhe Për’puthen {se do të të ngacmoj pak} Çfarë halli ke me ato moj gocë?

Mira: {qesh me të madhe} Diçka nuk më pëlqen aty brenda. Ka shumë grindje dhe nuk është aspak nevoja për t’i treguar në television, sidomos moshave më të vogla se 22 vjeç. Ata nuk duhet t’i shikojnë aspak këto debate.Nuk është aspak normale të shikojmë dy të rritur, të cilët nga nervat e tyre gati sa nuk rrihen, nuk është aspak e nevojshme. Por, nga ana tjetër e kuptojmë se është skenar dhe mirë do ishte që të përcillen mesazhe positive. Negativiteti po mposht pozitivitetin.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: