Valle, daulle dhe puthje/ Mbështetësit e Erdogan festojnë rritjen e lirës turke
Rritja e vlerës së lirës turke nxori në rrugë mbështetësit e presidentit, Tajip Erdogan në qytetin Malatya, në Turqinë lindore, duke festuar me entuziazëm me valle dhe brohoritje.
Turmat dolën në rrugë me daulle, duke festuar dhe duke puthur fotot e presidentit turk, raportojnë mediet vendase.
Komentet në rrjetet sociale për festimet e mbështetësve të Erdoganit janë të shumta, në një kohë kur kriza financiare po godet vendin.
Një përdorues i Twitter-it që ka postuar videon ka komentuar: “Thuaji opozitës. Janë me qindra mijëra mbështetës të Erdoganit, të cilët i binden asaj që ai u thotë dhe duartrokasin çdo gjë që ai thotë."
Lira turke shënoi një kthesë të madhe të hënën, 20 dhjetor, në mbrëmje pasi presidenti Erdogan prezantoi një sërë hapash që ai tha se do të lehtësojnë barrën e monedhës së goditur rëndë, mbi turqit.
Muhalefete söyleyin,
— Ayşe Aydoğdu (@ay_moon_ay) December 21, 2021
Erdoğan'ın, dişi deve ile erkek deveyi ayırt edemeyen, o ne derse evet diyen, ne dese alkışlayan yüz binlerce taraftarı var. Ayağını ona göre denk alsın. pic.twitter.com/d4Jthx8Jk4
Gjithashtu ai u zotua të vazhdojë me një politikë të normave të ulëta të interesit, çka ka çuar në rrëshqitje të monedhës.
Lira, e cila më parë ra me më shumë se 11% kundrejt dollarit, u forcua me rreth 10% pas njoftimit të zotit Erdogan.
Rimëkëmbja vjen ndërsa dollari u vu nën presion, për shkak të rënies së vlerës së bonove amerikane thesarit pasojë e një goditjeje ndaj projektligjit të shpenzimeve, të administratës demokrate në Uashington si dhe shqetësimeve për përhapjen e vazhdueshme të variantit të koronavirusit, Omicron.

