I ngre qepallat ish-të dashurës duke fjetur për të zhbllokuar telefonin e saj, i vjedh 24 mijë dollarë

Një mashkull kinez është dënuar me tre vjet e gjysmë burg pasi i vodhi paratë ish-të dashurës së tij duke përdorur gjurmët e gishtave të saj.

Po ashtu ai i ka hapur qepallat asaj për të zhbllokuar celularin e saj ndërsa ajo flinte.

Burri 28-vjeçar, i identifikuar vetëm si Huang, shkoi në apartamentin e gruas në dhjetor 2020 ndërsa ajo nuk ndihej mirë.

Dong ishte i sëmurë gjatë vizitës së tij dhe ra në gjumë pasi konsumoi ushqim dhe ilaçe që Huang kishte përgatitur për të.

Ndërsa ishte në gjumë, Huang përdori gishtin për të zhbllokuar telefonin e saj dhe më pas i ngriti qepallat për të kaluar kontrollin e njohjes së fytyrës në Alipay.

Ai më pas ndryshoi fjalëkalimin e saj dhe transferoi para nga llogaria e saj e kursimeve dhe shërbimet e kreditit në llogarinë e tij për të shlyer borxhet e tij të papaguara.

Policia arriti ta arrestonte atë në një qytet tjetër në prill të vitit 2021 dhe së fundmi ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg dhe u dënua me 3,135 dollarë.