Prindërit e kishin braktisur, qentë i shpëtojnë jetën të porsalindurës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2021, 21:45
Disa qen i kanë shpëtuar jetën një vajze të porsalindur në një fshat të Indisë pasi u braktis nga prindërit.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, vogëlushja është gjetur në një vend të izoluar, e vendosur përkrah këlyshëve.
Ajo u gjet nga disa banorë vendas, pasi këto të fundit dëgjuan të qarat e saj. Ndërkohë sipas asaj që shkruajnë mediat disa prej banorëve besojnë se vajza mbijetoi në të ftohtë vetëm falë ngrohtësisë së këlyshëve.
“Ndoshta është ngrohtësia nga këlyshët dhe vetë nëna e tyre që e kanë mbajtur gjallë këtë të porsalindur.“, tha njëri prej banorëve.

