Plas sherri mes pasagjerëve në aeroport, e pëson edhe efektivi i policisë që u përpoq t’i ndante(VIDEO)

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ku një zyrtar policorë ua detyrua ta nxjerr revolen për ta qetësuar dhe vë nën kontroll situatën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se disa persona zihen me grushte me njëri-tjetrin, ndërkohë që ka ndërhyrë dhe policia e cila ishte njoftuar për situatën që ishte krijuar mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.

Por policit i janë vërsulur pasagjerët që po rriheshin ku dhe e kanë goditur me grushte.

Zyrtari policor kërkoi ndihmë nga kolegët, të cilët më pas arrestuan katër persona të përfshirë në rrahje dhe në sulm ndaj zyrtarit policorë.