Përmbytet anija në Afrikë, 64 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afrikë, ku të paktën 64 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një anije në afërsi të Madagaskarit.

Sipas mediave të huaja, në anije ndodheshin rreth 130 pasagjerë, nga të cilët 45 janë shpëtuar, ndërsa 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Mësohet se ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë nëse ka persona të mbijetuar.

Anija u nis nga Anceraka të hënën në mëngjes dhe po shkonte në drejtim të Soanierana-Iëongo, rreth 100 km më në jug. Adrian Fabrice Ratsimbazafi, përfaqësues i Autoritetit të Shërbimeve Detare (APMF) tha se anija kishte një problem me motorin, por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të përmbyt