"Më i vjetri në histori" Zbulohet embrioni i dinozaurit, ishte gati të dilte si një zog pule
Shkencëtarët kanë bërë me dije zbulimin e një embrioni dinozauri të ruajtur në mënyrë perfekte që po përgatitej të dilte nga veza njësoj si një zog pule.
Embrioni i zbuluar në Kinën jugore në qytetin e Ganzhou, është vlerësuar nga shkencëtarët si embrioni më I mirë i gjetur ndonjëherë në histori dhe që mund të datojë prej të paktën 66 milionë vjetësh.
Nga gjetjet e bëra, skeleti besohet se i përket një dinozauri theropad pa dhëmbë ose oviraptorozaur dhe është quajtur Baby Yingliang.

Ky zbulim i ka dhënë dritë më shumë studimeve sa i përket lidhjes mes dinozaurëve dhe zogjve modernë. Fosili tregon se embrioni ishte në një pozicion i njohur si “tracking” e cila është një sjelle që shihet te zogjtë para se të çelin.
Oviraptorozaurët, që do të thotë “hardhuca hajdut vezësh”, ishin dinozaurët me pendë që jetuan në atë që tani është Azia dhe Amerika e Veriut gjatë periudhës së Kretakut të Vonë – midis 100 milionë deri në 66 milionë vjet më parë.
Rare well-preserved dinosaur embryo has a bird-like pre-hatching posture, raising the possibility that this behavior first evolved among non-avian theropods during the Cretaceous. Learn more from this study in @iscience_cp: https://t.co/EPykTzjbyS@FionMaWS pic.twitter.com/DxRRzZX0ZI
— Cell Press (@CellPressNews) December 21, 2021
Paleontologu Prof Steve Brusatte, i cili ishte gjithashtu pjesë e ekipit hulumtues, shkroi në Twitter se ishte “një nga fosilet më mahnitëse të dinozaurëve” që kishte parë ndonjëherë dhe se embrioni ishte në prag të çelës.
Foshnja Yingliang është e gjatë 10.6 inç (27 cm) nga koka te bishti dhe qëndron brenda një veze 6.7 inç të gjatë në Muzeun e Historisë së Natyrës Yingliang Stone në Kinë.

Veza u zbulua për herë të parë në vitin 2000, por u vendos në ruajtje për 10 vjet. Vetëm kur filloi puna ndërtimore në muze dhe fosilet e vjetra po zgjidheshin, studiuesit e kthyen vëmendjen te veza, për të cilën ata dyshonin se mbante një embrion brenda.
Një pjesë e trupit të dinozaurit është ende e mbuluar nga shkëmbi dhe studiuesit do të përdorin teknika të avancuara skanimi për të krijuar një imazh të skeletit të tij të plotë.

