Kriza në Ukrainë/ Forcat e NATO-s në gatishmëri, Rusia kërkon garanci nga Amerika
Regjimentet e NATO-s të Reagimit të Shpejtë të NATO -s janë në gatishmëri të lartë për shkak të grumbullimit të madh të trupave ushtarake ruse në kufiri me Ukrainën.
Gazeta gjermane “Die Welt” citon diplomatë në Bruksel të cilët thonë se forcat duhet të jenë në gjendje të zhvendosen në zonat e nxehta brenda pesë ditësh, kur periudha e zakonshme është shtatë ditë. Media gjermane njofton gjithashtu se edhe njësitë speciale dhe logjistike janë në gatishmëri të lartë.
Ndërkohë, Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia nuk kishte ka ku të tërhiqet nga Ukraina, teksa do të detyrohej të ndërmerrte një përgjigje të ashpër nëse Perëndimi nuk heq dorë nga "vija agresive".
Presidenti rus përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për garanci nga SHBA dhe aleatët e saj se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes, duke fajësuar Perëndimin për "tensionet që po krijohen në Evropë".
Sipas ushtarakëve dhe shërbimeve të inteligjencës amerikane, Rusia po planifikon të pushtojë fqinjin e saj Ukrainën me mijëra trupa të mbledhura pranë kufirit, teksa Rusia ka mohuar se po përgatit një avancim ushtarak.
Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskiy, tha më herët se ai ishte i gatshëm të takohej me Rusinë për "bisedime të drejtpërdrejta" - por kjo u refuzua sepse Moska thotë se i duhet një axhendë e qartë për takimin. Në një deklaratë, Kremlini tha se presidentit francez Macron iu tha se një samit tjetër i Grupit të Normandisë - Franca, Gjermania, Ukraina dhe Rusia - do të kushtëzohej nga angazhimet që Ukraina t’i përmbahej marrëveshjeve ekzistuese të paqes. Kievi, anasjelltas, thotë se është Rusia dhe aleatët e saj që po refuzojnë të angazhohen për paqe në rajon.
Dy restorante servirin ushqimin mbi trupat lakuriq të femrave
21 Dhjetor, 22:55

