Krelani: Po të isha në Shqipëri, vajzat e sportit do xhelozonin e do më shihnin si konkurrente
Konkurrenca në botën e televizionit është shumë e madhe dhe për të mbizotëruar duhet shumë punë e mbi të gjitha besim të vetja për t’ia dalë mbanë. Ja si e mendon Qeqa këtë pjesë…
Dajana: E ke ndjerë ndonjëherë konkurrencën edhe mosmikëpritjen nga femrat e tjera të showbizzit dhe të ekranit.
Qeqa: Sepse shikojmë shpesh një lloj rivaliteti pa sens, ndërkohë që mund të jemi të gjitha bashkë për të dhënë një mesazh edhe më të mirë. Në momentet kur nuk jam në të njejtën industri që është ajo vajzë, ato më presin shumë mirë dhe në momentin kur unë jam kërcënuese për profesionin e tyre, aty kanë ndjerë xhelozi.
Psh të bëj një krahasim Kosovë-Shqipëri dhe në Shqipëri shikoj një xhelozi mes vajzash dhe unë i përkas të njejtin profesion si vetë ato, por nuk më xhelozojnë sepse jam në Kosovë dhe nuk iu përzihem në terrenin e tyre.
E bindur jam se po të isha në Shqipëri edhe po t’a ndjenin konkurrencën patjetër që do të më xhelozonin dhe nuk do të më prisnin mirë. Në fakt kjo ndodh edhe në Kosovë dhe nuk e kuptoj përse. Mbase, ngaqë kam arritur shumë në jetë dhe kam besim te vetja.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live në RTV Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

