Influencuesja e famshme gjobitet me 210 milionë dollarë, ja arsyeja

Një vlogere kineze është dënuar me një gjobë prej 210 milionë dollarësh për evazion fiskal.

Huang Wei, e njohur si Viya, është një personazh i famshëm në internet me dhjetëra milionë ndjekës. Ajo ka përdorur platformën e saj online për të shitur produkte të ndryshme.

Autoritetet në Hangzhou e akuzojnë atë për fshehjen të të ardhurave si dhe shkelje të tjera financiare midis  viteve 2019 dhe 2020.

Në një postim në llogarinë e saj në Weibo, ajo tha se i vjen shumë keq.

“Unë e pranoj plotësisht dënimin e bërë nga organet tatimore”, shkruhet  në postim.

36-vjeçarja njihet si "mbretëresha e rrjeteve sociale" të vendit dhe ka shitur gjithçka, nga petë deri tek lëshimi i raketës komerciale në platformën e blerjeve online Taobao.

Viya ishte pjesë e listës, së 100 figurave më influencuese në botë të publikuar nga revista Times për vitin 2021.

“TIME” deklaroi se gjobitja e Viya është një paralajmërim për vlogerët e tjerë.

Autoritetet po përpiqen që ta reformojnë tregun e shitjeve online prej disa muajsh. Në Kinë ndodhen mbi 400 milionë vlogerë që reklamojnë produkte të ndryshme online.