Studenti shqiptar në Zvicër: Në 2022 do të kthehem në Shqipëri për të investuar në hoteleri

Kristi Dodbiba shqiptari që studio në shkollën më të mirë të hotelerisë në Zvicër. Në një lidhje në skype në studion e “Jeto me Orën” Krist tregoi vështirësitë për të t’u bërë pjesë e këtij Universiteti dhe planet e tij për të ardhmen. Kristi tregoi se që kur ishte tepër i vogël, familja tij vendosi të largoheshin në Kanada.

 “Jetuam atje për 6 vite dhe më pas u rikthyem sërish në Shqipëri pasi prindërit e patën shumë të vështirë të ambientoheshin me punën në profesionet që kishin. Më pas pasi u kthyem vendosa që këtë herë të emigroja i vetëm drejt Zvicrës” u shpreh Kristi. Ai tregoi më tej sesi u bë pjesë e Universiteti të hotelerisë dhe sesi u apasionua pas kësaj fushe.

“ Pasi u zhvendosa në Zvicër jetova tek halla derisa mbarova gjimnazin. Dhe këtu filloi moment im më i vështira pasi të gjithë miqtë e mi u futën nëpër universitete kurse unë nuk e dija ende se çfarë dëshiroja të vazhdoja. Fillova të punoj si shofer verërash për një periudhë dhe më pas u bëra pjesë e stafit të një hoteli super luksoz këtu në Zvicër quhet Gstaad Palace. Aty u apasionova pas hotelerisë dhe mora vendimin të filloja Universitetin për hoteleri“ u shpreh Krist Dodbiba. Kristi tregoi edhe kriteret që universiteti kishte për çdo student para se të pranohej.

“Si fillimi duhet të punoja para se të futesha në shkollë dhe kjo gjë më ndihmoj shumë pasi aplikova sërish në universitet isha më i përgatitur dhe gati për çdo gjë. Aty analizojnë personalitetin tënd më tepër nuk të shohin notat” u shpreh Kristi.

Ai tregoi se ishte i vetmi  dhe i pari shqiptar në këtë universitet. 

Isha i vetmi dhe i pari shqiptar që bëhesha pjesë e këtij Universiteti dhe normalisht që ishte paska e vështirë për mua pasi në këtë shkollë kaq të madhe do e kisha më të lehtë nëse takoja dikë nga vendi im” u shpreh Kristi.

Në vitin 2022 Kristi ka vendosur të kthehet përfundimisht në Shqipëri dhe të punoj si kryetari i shitjeve për një kompani turizmi në qytetin e Elbasanit.