Qeqa Krelani: Plot 20 vite në media, edhe pse një rrugë me sfida, guximi më bëri triumfuese

Ajo është padyshim një ndër moderatoret më sexy në ekranet shqiptare si edhe e para komentatore femër në historinë e futbollit shqiptar.

Qëndresa Krelani, një vajzë shumë guximtare e mbi të gjitha profesioniste në punën e saj i ka bërë të gjithë për vete. Edhe pse e gjendur në një terren të vështirë, ajo kurrë nuk e ndali dëshirën e saj për të vazhduar këtë profesion.

Dajana: Si të gjejmë në Kosovë Qeqa, si shkon jeta profesionale?

Qeqa: Shumë mirë, edhe pse janë bërë shumë vite, unë nuk e ndjej fare sepse jam rritur me këtë profesion dhe të them të drejtën nuk di të bëj një gjë tjetër. Që në vogëli jam marrë me gazetari në fusha të blerta të stadiumeve dhe e kam traditë në familje, pasi im atë ka qenë futbollist. Ka qenë rrugë e gjatë, e mundimshme dhe me shumë sfida.

Dajana: Sa vite u bënë Qeqa?

Qeqa: Po më vjen shumë turp të tregoj se me duket sikur po plakem {qesh} por u bënë plot 20 vite. Në fakt para luftës ne kemi shikuar futboll nga Shqipëria dhe mendoja se një komentatore femër do të ishte nga atje si fillim, por si duket atje nuk e kanë me shume pasion ose guxim për të bërë këtë fushë.

Patjetër, ka shumë më të bukura se unë e të zgjuara njëkohësisht, por mendoj se në këtë profesion duhet guximi për të ecur përpara.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live në RTV Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: