Gazetaria më ka kushtuar shumë, bota e televizionit kërkon guxim të madh për ta përballuar

Qeqa ndër të tjera tha se bota e televizionit është e vështirë për të depërtuar dhe se shumë vajza me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e përdorin futbollin si një instrument dhe nuk e marrin shumë seriozisht.

Por, realiteti është ndryshe dhe sipas saj, kjo është një fushë që të përball më shumë me njerëz që i bëjnë keq futbollit dhe duhet të dish sesi t’i menaxhosh situatat.

Qeqa: Akoma nuk e kuptoj përse ekziston vetëm një femër që komenton. Unë kam vërejtur që në shumicën e rasteve femrat për të depërtuar në botën e televizionit përdorin sportin si një instrument dhe nuk e marrin shumë seriozisht. Kështu ato nuk kanë jetëgjatësi dhe më pas kalojnë në profile të ndryshme.

Ose dua që ta kenë mirë me të gjithë dhe në fakt në këtë profesion është e pamundur ta kesh mirë me të gjithë sepse duhet të përballesh me persona që i bëjnë keq futbollit dhe at ai quaj trafikantë të pikëve, ndoshta po tingëllon shumë e rëndë kjo dhe unë zakonisht i shkoj mbrapa atyre që “e vjedhin” futbollin.

Ky profesion më ka kushtuar shumë, sepse më shumë më ka prishur marrëdhënie me njerëz sesa më ka rregulluar.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live në RTV Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

Minutazhi/ 44:20