Qeqa Krelani: Më tërheqin meshkujt e suksesshëm. Burrin e dua tamam burrë

Po jeta sentimentale e Qeqës si është? A ka dikë në jetën e saj, apo dëshira dhe pasioni për punën e ka bërë ta lejë paksa në harresë këtë pjesë? Ja çfarë thotë ajo.

Dajana: Je gjithmonë në mesin e gjinisë mashkullore. Të ka ndodhur ndonjëherë që ke shkuar për të bërë një intervistë dhe je gjendur me një djalë super bukurosh?

Qeqa: Hahaha, unë kam motrën time Flakën dhe ajo gjithmonë më thotë madje duke më kritikuar për shijet e mia, sepse mua meshkujt e bukur nuk më pëlqejnë fare. Unë mendoj që bukuria është për femra. Jam Dash në horoskop dhe më tërheqin meshkujt e suksesshëm, madje mos të jetë fare i bukur sepse nuk dua që unë ta pres derisa ai të bëhet gati. Nuk e imagjinoj dot mashkullin tim të më thojë më prit edhe pak se kam për të rregulluar flokët. E dua shumë burrë.

Dajana: Si është jeta jote sentimentale?

Qeqa: Për momentin jam shumë e lumtur, por ne si shqiptar marrim vendime duke dëgjuar opinionin e të tjerëve dhe patjetër duhet të martohemi, por unë kam zgjedhur të jem e lumtur me jetën time. Sepse është një fenomen, para martohen se dashurohen dhe ka shumë lidhje që qëndrojnë së bashku vetëm se kanë kaluar një kohë të gjatë dhe iu duket vetja e pamjaftueshme.

Unë kërkoj lumturinë para të gjithash. Dua të jetë private dhe jo sekrete.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live në RTV Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: