Aktivisti i majtë bëhet presidenti më i ri i Kilit
Gabriel Boric është zgjedhur presidenti i ri i Kilit për një mandat 4-vjeçar.
Ai mposhti në garën presidenciale Jose Antonio Kastin, nga e djathta ekstreme.
Si rrjedhojë, politikani 35-vjeçar me bindje të majta, në të kaluarën lider i studentëve, Gabriel Boriç, bëhet presidenti më i ri i Kilit, pasi fitoi zgjedhjet preseidenciale që u mbajtën të dielën në shtetin e Amerikës Latin.
Nga totali i votave, e majta e Boric fitoi me 55,87% të votave, ndërsa Antonio Kast me 44,13%.
Presidenti i zgjedhur ka mbajtur edhe fjalimin e parë ku ka falënderuar popullin e Kilit për mbështetjen.
Boric: Ky moment historik është jashtëzakonisht emocionues, falënderoj kilianët që votuan, nuk ka rëndësi se për kë, ju treguat përkushtimin tuaj ndaj vendit.
Pas rezultatit të zgjedhjeve, kandidati i të djathtës ekstreme e ka pranuar humbjen dhe ka uruar Gabriel Boricin.
“Nga sot, ai është presidenti i zgjedhur i Kilit dhe meriton gjithë respektin dhe bashkëpunimin tonë"
Boric vjen nga qëndresa studentore i cili ka protestuar prej vitesh kundër sistemit arsimor të privatizuar. Ai ka premtuar se do ta trajtojë reformojë sistemin e pensioneve e të kujdesit shëndetësor, do të reduktojë orët e punës nga 45 në 40 orë në javë dhe do të rrisë investimet për Agjendën e Gjelbër.
Konservatori Antonio Kast ishte zotuar për të ulur taksat për kompanitë kiliane, për të ndërtuar një mur në veri të vendit për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm dhe ndalimin e abortit.

