Video/ Momenti kur foshnja 1-muajsh shpëtohet nga përmbytjet
Një foshnjë 1-muajsh është shpëtuar nga përmbytjet në Filipine, pasi pjesët juglindore të vendit u goditën nga tajfuni Rai.
Gati 100,000 njerëz janë evakuuar pasi tajfuni regjistroi erëra të forta prej 195 km/h.
Tajfuni Rai i konsideruar si më i forti dhe i 15 për këtë vit ka goditur Filipinet duke shkaktuar të paktën 108 viktima.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive ka folur për “dëmtime të rënda” në zonat më të prekura, me mbi mijëra njerëz që u larguan nga shtëpitë e tyre dhe vendpushimet e plazhit.
Tajfuni goditi disa zona të populluara përfshirë qytetin me rreth 1 milion njerëz Cebun.
Linjat e energjisë dhe të komunikimit janë aktualisht të ndërprera në pjesë të ishullit turistik të Siargao dhe OKB thotë se 13 milionë njerëz mund të preken nga Tajfuni.
Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar ushtria, policia si dhe rojet bregdetare duke e çuar numrin në mbi 18 mijë persona për të ndihmuar në këtë katastrofë.