Tragjedi/ Shembet ura në autostradë, katër viktima dhe tetë të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shembja e një ure në një autostradë në provincën qendrore të Kinës, Hubei.

Një pjesë prej rreth 500 metrash e urës, u shemb, me rrënojat që ranë në autostradë.

Mësohet se në momentin e shembies, në të ndodheshin tre kamionë, të cilët u rrëzuan në autostradë.

Rrjeti televiziv ÈTV bëri të ditur se shkaqet nuk janë zbardhur ende.

Ministria e Transportit e Kinës tha të shtunën, 18 dhjetor, se ka dërguar specialistë në Hubei, për të ndihmuar në zbardhjen e aksidentit.

 Ministria udhëzoi shërbimet lokale të transportit për të monitoruar situatën dhe për të kryer operacione emergjente shpëtimi.

Të plagosurit aktualisht  po marrin trajtim  mjekësor në spital.