Fauci: Omicron po pushton botën, udhëtimet rrisin rrezikun
Epidemiologu dhe këshilltari kryesor amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Faoutsi u bëri thirrje sot, amerikanëve që do të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës dhe të mbajnë maskë në vende publike me turma, për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

"Varianti shumë përhapës po 'pushton botën' dhe udhëtimet do të rrisin rrezikun e infeksionit edhe në mesin e atyre që janë vaksinuar", tha Fauci në një intervistë për medien amerikane, NBC.
“Do të shohim një shpërthim të sëmundjes pavarësisht vaksinimit, nuk ka dyshim”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Omicron është zbuluar nga testet diagnostikuese në më shumë se 20 shtete të SHBA-ve dhe në rreth 90 vende, që kur u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong në fund të nëntorit.

