"Surprizë" nën pemën e Krishtlindjes! Gjarpri helmues del nga bredhi (shikoni videon)
Teksa po dekoronin pemën e Krishtlindjes, një vizitor i paftuar befasoi një familje në Afrikën e Jugut.
Pasi mbaruan me zbukurimin e pemës, anëtarët e familjes panë një gjarpër vdekjeprurës që dilte nga pema e Krishtlindjes.
Rob dhe Marcella Wilde, me origjinë nga Hertfordshire, Angli, por që tani jetojnë në Cape Town, Afrika e Jugut, sapo kishin përfunduar me dritat dhe stolitë në pemën e tyre me fëmijët e tyre, në momentin kur vunë re gjarprin që dilte nga degët.

Zvarraniku, i identifikuar më vonë si gjarpri më vdekjeprurësi në vend, besohet se ka qenë i fshehur në pemë.
Rob, 55 vjeç, tha: “Ne sapo kishim zbukuruar pemën dhe fëmijët po i vendosnin dhuratat përpara se të ndiznim dritat. Po admironim punën tonë kur bashkëshortja ime Marcella tregoi me gisht dy macet tona. Në fillim menduam se macet po n nuhasnin ndonjë mi, por jo, në atë moment doli gjarpri."