Tragjedia në Australi/ Shkon në 6 numri i fëmijëve të vdekur, 11-vjeçari ndërron jetë në spital

Ka shkuar në 6 numri i fëmijëve të vdekur, pasi një kështjellë me ajër shpërtheu në një shkollë fillore ne Australi, javën e kaluar.

BBC shkruan se viktima e gjashtë është një djalë, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra gjatë incidentit.

Chace Harrison, 11-vjeç, ishte mes nëntë studentëve që ranë 10 metra nga  kështjella e fryrë me ajër kur ajo u ngrit nga era në një panair shkolle në Devonport, Tasmania.

Gjithashtu mësohet se 2  fëmijë janë në gjendje kritike në spital.

Pesë fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 11-vjeçari, Addison Steëart dhe, 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt.

Ndërkohë një djalë i plagosur doli nga spitali të premten. Ai vizitoi shkollën fillore Hillcrest të dielën dhe bëri homazhe për shokët e tij të klasës.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Policia thotë se po heton nëse kalaja ishte e lidhur në tokë.

Tragjedia në shkollën fillore ‘Hillcrest në Devonport’ ndodhi, pasi kështjella me ajër shpërtheu dhe fëmijët ranë nga një lartësi dhjetë metra.